Kapen në Vermicë 150 kilogramë djathë i padeklaruar nga dogana

Mbrëmjen e së mërkurës në pikën kufitare të Vermicës, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë.

Gjatë kontrollit, vozitësi është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia.

Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kilogramë. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjienike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës. /Klankosova.tv/

Read Previous

NATO e shqetësuar, Franca mund të tërhiqet nga komanda ushtarake e aleancës nëse fiton Le Pen

Read Next

Pse nuk ka vazhdime në çerekfinale apo gjysmëfinale të Copa America?