​Liga e Kampionëve rikthehet me dy super ndeshje

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së çerekfinales.

Me fillim nga ora 21:00 do të mund të ndiqni dy derbi, ku Manchester City pret në shtëpi skuadrën gjermane të Borussia Dortmundit, dhe kampioni i Anglisë Liverpooli do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër gjigantit spanjoll Real Madrid, përcjell KosovaPress.

Për të kaluar në çerekfinale, Manchester City në ndeshjen e fundit e mposhti Borussia Monchengladbachun, kurse Dortmundi pas një drame në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” arriti të diskualifikoj skuadrën spanjolle Sevilla.

Në anën tjetër, Liverpooli me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar RB Leipzigun në dy ndeshje, kurse Real Madridi me vështirësi mposhti skuadrën italiane Atalantan./KosovaPress

Programin e ditës së martë në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Manchester City – Borussia Dortmund (Stadiumi Etihad)

21:00 Real Madrid – Liverpool (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Read Previous

Historiani francez: Gjenocidi i Ruandës me 800.000 të vrarë, dështim monumental i Francës

Read Next

Edhe Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje