Kimmich: Nuk e di nëse Spanja ishte e lumtur që na takoi në çerekfinale

Mbrojtësi i Gjermanisë, Joshua Kimmich, siguroi këtë të hënë në një konferencë për shtyp se nuk e di nëse kombëtarja spanjolle “do të jetë e lumtur” të përballet me kombëtaren e tij në çerekfinalen e Euro2024 dhe parashikoi një duel të madh.

Lojtari i Bayern Munichut, titullar i padiskutueshëm me Julian Nagelsmann në krahun e djathtë të kombëtares gjermane, analizoi duelin mes Gjermanisë dhe Spanjës dhe theksoi se skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente nuk do jetë e lumtur që do luajnë me ta.

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Çdo tifoz neutral sigurisht që do të jetë i lumtur. Nuk e di nëse Spanja ishte e lumtur që na takoi në çerekfinale. Ju gjithmonë shpresoni të luani ndeshje të tilla. Spanja ka dhënë përshtypjen se ata fituan të gjitha ndeshjet e tyre me shumë besim. Do të jetë e vështirë për të dy kombëtaret”, tha Kimmich. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Serwer: Mendoj se dialogu duhet të shkojë në një drejtim më praktik sesa drejt normalizimit politik

Read Next

​34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, deputetët e atëhershëm kujtojnë kushtet e mbajtjes së kuvendit