Numri i pacientëve Covid pozitiv në spitalin “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 89 pacientë, prej të cilëve 74 janë pozitivë, 10 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 52 pacientë, ndërsa  me respirator pacient, dhe me CPAP 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor aktualisht janë 2 mjekë Covid pozitiv, 5 infermierë, dhe 2 tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.

Nga Shqipëria janë 10 pacientë që po trajtohen për Covid.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 89 janë të zënë, dhe 46 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

​Mbi 150 gra shtatzëna të prekura me COVID-19 u trajtuan në Klinikën e Gjinekologjisë

Read Next

Tri shenjat që kanë më shumë shanse për t’u bërë të pasur