Fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat e Gjakovës

Në komunën e Gjakovës ka numër të konsiderueshëm të fëmijëve me nevoja të veçanta që njëherësh janë edhe nxënës në disa shkolla, qoftë në klasë të bashkëngjitura, apo në klasë tjera. Brilanta Ballata, nga qendra Handikos thekson se përkrahja për këta fëmijë duhet të jetë e pakursyeshme.

Ferdinaze Gola, potencon se vajza e saj ka qenë shumë me fat që është ndihmuar nga mësuesja dhe shokët e shoqet e klasës, dhe kështu është shkolluar në klasë të rregullt.

E në shkollën Yll Morina ku frekuentojnë 31 nxënës me nevoja të veçanta, mësuesja Suzana Xharra thotë se është përgjegjësi e kënaqësi e veçantë të punosh me këta fëmijë.

Ndërsa nga Drejtoria Komunale për Arsim thonë se kontribuojnë me çkado që kanë mundësi që ta lehtësojnë mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies për këta nxënës.

Mësuesja Suzana Xharra shtoi se çelës i suksesit në punën me fëmijët me nevoja të veçanta është bashkëpunimi me prindërit.

Read Previous

Guardiola: E pamundur të blejmë Haaland me shokë, rrezikojmë të mbetemi pa sulmues

Read Next

“Vendi mund të mbyllet nga dita e martë për 12 ditë”/ Detaje nga takimi i Gastronomëve me Vitinë