Pas arritjes së sasisë së parë të vaksinës Anti-Covid, në mesin e komunave të para që ka filluar vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në sektorin publik është edhe komuna e Gjakovës. Ky proces po zhvillohet në qendrën e mjekësisë familjare në Çabrat dhe sipas stafit të këtushëm gjithçka po shkon sipas planifikimit. Procedura për secilin person që vaksinohet është e njëjtë, të gjitha të dhënat regjistrohen edhe në sistem.
Në mesin e atyre që sot u imunizuan kishte edhe nga stafi tekniki e laboratorit të spitalit “Isa Grezda” të cilët apeluan edhe tek të tjerët që të bëjnë një gjë të tillë.
AstraZeneca, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Dihet se Kosova ka pranuar 24 mijë dozat e para të kësaj vaksine. Këto doza janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. Me këtë rast edhe kryetari i odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka bërë thirrje për profesionistët shëndetësorë e edhe qytetarët të marrin këtë vaksinë.
Vaksinimi me dozën e parë të Astrazeneca-s ka filluar dje dhe pritet të imunizohen rreth 1400 persona. Të parët që e marrin vaksinën janë personeli shëndetësor e më pas edhe personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.