Dren Boshnjaku emërohet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka emëruar drejtor të Bordit Drejtues, Dren Boshnjakun.

“Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52-të të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota pro dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun”, ka njoftuar SHSKUK.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e deritanishëm ish-kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin. /RTKlive/

Read Previous

Messi: Jemi favoritë për ta fituar Kupën e Amerikës, por nuk arrihet kjo duke ecur

Read Next

​Qytetarët shqiptarë dhe shumica e qytetarëve serbë mbështesin hapjen e urës së Ibrit