Sot mbahet aktiviteti vetëdijesues “Gara për Gjakovë të pastër”

Sot me datë 02.04.2021 në kuadër të aktivitetit me karakter vetëdijesues “ Gara për Gjakovë të Pastër” ka filluar pastrimi nga mbeturinat e hedhura në gjithë qytetin, e në këtë aktivitet merr pjesë dhe policia e Kosovës, më saktë DRP-e Gjakovë. Ky manifestim si më i rëndësishmi mjedisor në tërë komunën do të implementohet në bashkëpunimin të ndërsjellë mes Komunës së Gjakovës, GIZ-i, Asociacionin PAMKOS-i dhe KRM-e “Çabrati” Sh.a Gjakovë.

Në shenjë bashkëpunimi dhe respekti ndaj gjithë stafit policor, aktiviteti ka filluar me një aksion simbolik të përbashkët qytetar-zyrtar policor, për pastrimin e oborrit dhe rrethinës në stacionin policor dhe njëherësh mbjelljen e 40 ( dyzet) fidaneve dekorative. Apelit i janë përgjigjur i gjithë stafi policor në detyrë duke dhënë kontribut simbolik për pastrimin e hapësirës përreth objekteve policore, njëherit duke mos anashkaluar dhe detyrën primare të sigurisë qytetare.

Në hapjen e këtij aktiviteti vetëdijesues duke filluar në oborrin e Stacionit policor, kanë marrë pjesë dhe kryetari i Kuvendit Komunal z. Ardian Gjini dhe përfaqësues tjerë nga Kuvendi Komunal – Gjakovë, shoqatat dhe asociacionet tjera.

Read Previous

Milani pritet t’i ketë pesë mungesa në ndeshjen ndaj Sampdorias

Read Next

Gati 100 milionë të vaksinuar kundër koronavirusit në SHBA