​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Itali

Gjermani Felix Zwayer do të jetë arbitri i ndeshjes të së shtunës mes Italisë dhe Shqipërisë që do të luhet në Dortmund.

Këtë sezon ai ka arbitruar 18 ndeshje të Bundesligës dhe 4 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë ndeshjen e parë të fazës së 16-të të ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës që përfundoi 1-1.

Ai gjithashtu drejtoi një tjetër skuadër italiane, Romën, në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Europa League në Brighton.

Ballafaqimi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00. /KosovaPress/

Read Previous

ShBA zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Read Next

Deponohen para të falsifikuara në një bankë