Autoritetet britanike shpëtojnë 80 emigrantë në Kanalin Anglez

Rreth 80 emigrantë, duke përfshirë të paktën tre fëmijë, u shpëtuan nga autoritetet britanike ndërsa ishin në bordin e një varke që po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez.

Dy anije të Forcave Kufitare dhe një helikopter i rojes bregdetare si dhe dy anije franceze morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Sipas BBC, operacioni u zhvillua pa probleme dhe nuk raportohet për viktima.

Varka me emigrantët në bord, e cila u largua nga bregu francez, mbërriti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Muajin e kaluar, të dhënat e Home Office zbuluan se më shumë se 7,500 emigrantë kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në katër muajt e parë të vitit, duke shënuar një rekord të ri. /abcnews.al

Read Previous

Konjufca për Rexhep Ferrin: Veprimtaria e tij e vendosi në mauzoleun e të pavdekshmëve

Read Next

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare