Libri publicistik “Ecje nëpër kujtime”, i autorit Adem Lushaj

Adem Lushaj, një gazetar i njohur i komunës së Deçanit, me përmbledhjen e tij letrare, artistike dhe publicistike sjellë para lexuesve librin “ Ecje Nëpër Kujtime”, në të cilin paraqet një vlerë kulturore, faktografike dhe dokumentare në lidhje me jetën e banorëve të një ane të Kosovës.

Ai, në librin e tij ka përmbledhur punimet më të mira që i ka shkruar gjatë gjithë viteve, në punën e tij prej gazetari, një kombinim ky i reportazheve, udhëpërshkrimeve dhe intervistave me personalite të njohura, të cilat ndahen në katër kapituj kryesorë.

Tutje Lushaj tha se qëllimi kryesor për këtë libër janë ngjarjet e kohës të cilat duhet të mësohen dhe rikujtohen nga qytetarët, po ashtu tregoi që është duke përgatitur ta botoj edhe një liber ku kryesisht temë do të jetë masakra në komunën e Deçanit.

Punimet si ky liber le të vlejnë edhe për gazetarë e publicist që shkrimet dhe dokumentet me vlerë t’i ruajnë dhe t’i paraqesin në një formë të tillë.

Read Previous

Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon

Read Next

​Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet në Preshevë