Konferenca e Komisionerëve të Informimit, Rama: Të shmangim dezinformimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Komisionerëve të Informimit, vuri theksin në tre çështje kryesore, sikurse investimi në infrastrukturën digjitale, nxitja e kulturës së transparencës në institucionet publike dhe “përqafimi i dritës”.

Kreu i qeverisë në krye të fjalës së tij u shpreh se e drejta për informim është një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.

Ai deklaroi se ekspozimi i informacionit dhe përdorimi i tij në maksimum për ta nxjerrë gjithçka në dritë, është mjet mjaft efektiv kundër keqinformimit dhe dezinfomimit.

“Sfidë është si të bëjmë që të rriturit të mos I tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet të mos I tremben dritës.

Në këtë kontekst dua të shtoj se e drejta për informimin është një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.

Jam i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë e ndërkohë tregon se nuk është e mjaftueshme krahasuar me ku duam të arrijmë. Për të garantuar që të gjithë të kuptojnë se ekspozimi i informacionit dhe përdorimi i tij në maksimum për ta nxjerrë gjithçka në dritë është mjet mjaft efektiv kundër dezinfomimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Ky i fundit deklaroi se një tjetër sfidë është hendeku mes hartimit të ligjeve e zbatimit të tyre.

Ai bëri me dije më tej se në fund të muajit qershor do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme vjetore për të drejtën e informimit, si ballafaqim mes fakteve e institucioneve, ndërmjet asaj që shkruhet në ligje e asaj çka zbatohet.

“Në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme vjetore për të drejtën e informimit të cilën e kemi konceptuar me zyrën e komisionerit si ballafaqim mes fakteve e institucioneve, ndërmjet asaj që shkruhet në ligjet tona e asaj çka zbatohet.

Hendeku midis hartimit të ligjeve e zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej nesh. Sepse ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur bëhet fjalë për të drejtën e informimit, por nuk jemi suedezë.

E drejta për informim përballet me një kërcënim të madh, në një kohë kur kemi në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme.

 Të vijojmë të investojmë në infrastrukturën digjitale dhe programet e edukimit që qytetarët të përdorin me efektivitet platformat digjitale.

Të nxisim kulturë transparence në institucionet publike, duke nënvizuar rëndësinë e konsultimeve publike dhe qeverisjes me pjesëmarrje.

Për të mos pasur frikë nga drita, por për ta përqafuar atë, e për të punuar ngushtësisht me zyrën e komisionerit, avokati i popullit”, tha ndër të tjera Rama. /rtsh.al/

Read Previous

​Si i rrëmbeu Kosova 17 medalje në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit?

Read Next

Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, Kurti pritet nga ministri i Tregtisë