Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Serhou Guirassy ishte ndër surprizat më të bukura të sezonit në Bundesliga. Sulmuesi nga Guinea shënoi 28 gola në kampionatin gjerman, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kualifikimin e Stuttgartit në Champions League.
Më shumë se 28-vjeçari shënoi vetëm Harry Kane (36), rekordmeni i Bayern Munich. Performancat pozitive kanë ndikuar që të jenë të shumtë klubet që kërkojnë shërbimet e Guirassyt.
Milani e ndjek prej kohësh, por jo vetëm. Së fundmi garës i është bashkuar edhe Borussia e Dortmundit. Finalistët e Championsit kanë piketuar afrikanin si përforcimin e duhur në repartin ofensiv.
Klauzola e lojtarit të lindur në Francë, nuk shkon më shumë se 18 mln euro. Shumë që verdhezinjtë gjermanë nuk e kanë aspak problem ta paguajnë.
Drejtuesit e Dortmundit ndodhen në bisedime të avancuara me homologët e Stuttgartit dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit në “Signal Iduna Park”. /SuperSport.al/