Mëngjesi me shi e shkarkesa rrufesh

Ditën e sotme parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me përjashtim për ndonjë rrebesh afatshkurtër në lokalitete, sidomos përreth zonave malore. Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.

Read Previous

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

Read Next

Treni përplas kamionetën, tre persona të vdekur