Në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, ambasadorja Ziv e falënderon Kosovën për mbështetjen

Me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin, veçanërisht marrë parasysh vështirësitë që po kalon vendi.

“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Ju faleminderit! Hvala vam! #YomHaatzmaut #Israel76,” ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën “X”. /RTK/

Read Previous

Osmani: Mungesa totale e baraspeshës minon kredibilitetin e dialogut

Read Next

Kurti: Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë