Policia arreston një të dyshuar për protestat e dhunshme në Veri

Policia e Kosovës, të premten, në pikë kalimin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë gjegjësisht në Jarinjë ka arrestuar një person lidhur me protestat e majit të vitit të kaluar në Veri të Kosovës të cilët kishin eskaluar në dhunë.

I arrestuari dyshohet për disa vepra penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës, “rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare”, “sulm ndaj personit zyrtarë” dhe “pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm”.

“Më 10.05.2024,  në pikën e kalimit kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të prokurorisë speciale, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Më 29 maj, protesta disa ditore e serbëve për të kundërshtuar zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë kishte eskaluar në dhunë ku një grup në Komunën e Zveçanit kishte sulmuar ushtarët e KFOR-it. Disa ushtarë të KFOR-it ishin lënduar.

Të premten Policia e Kosovës në Koshuticë të Komunës së Leposaviqit ka arrestuar edhe dy persona të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

Siç njoftohet në raportin 24 orësh, nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa të huaja në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nga territori i Serbisë jashtë pikës së kalimit kufitar, kanë hyrë në Kosovë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt. /Albanianpost.com

Read Previous

SHBA jep 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Read Next

BISEDË – Rrëfimi i Elsës, vajzës nga Gjakova që studion në Budapest