Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar me rastin e ditëlindjes së prijësit histroik të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Skënderbeu ishte i pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar dhe u bë strateg i pathyeshëm përballë pushtuesit.
Po ashtu i pari i PDK-së, shkroi disa vargje të një kënge kushtuar Skënderbeut.
“Trim mbi trima, ai Gjergj-o Kastrioti,
fuqi t’madhe që m’i falka Zoti,
s’e djeg flaka e s’e djeg baroti!
Shpata e tij, tha, malin dyshë e çanë,
me nji t’rame, nji ushtri perlánë…”
“Më 6 maj 1405 u lind prijësi dhe kryeheroi ikonik i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai ishte i pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar dhe u bë strateg i pathyeshëm përballë pushtuesit. Lavdia e guximit dhe udhëheqjes së Skënderbeut është përjetësuar ndër shekuj në historinë tonë kombëtare – dhe aty do të mbetet përjetësisht”, shkroi Krasniqi. /Klankosova.tv/