Shtëpia muze e “Kongresit të Lushnjes” është objekti kulturor më i vizituar në kryeqendrën e Myzeqesë, Lushnje.
Shtëpia, pronë e patriotit lushnjar Kaso Fuga, ka hyrë në histori si një ngjarjet më të mëdha të historisë së kombit shqiptar.
Prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, kongresi me pjesmarrës nga gjithë Shqipëria u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Të gjitha këto, por edhe fragmente të tjera historike kanë ngjallur kureshtjen e nxënësve të shkollave, turistëve vendas dhe të huaj./ rtsh.al /