Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur më pak se parashikimet, në tre muajt e parë të vitit 2024.
Por në anën tjetër, inflacioni ka shënuar rritje, që tash me mundësi do ta shtyjë rënien e normave të interesit, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Të dhënat zyrtare tregojnë për rritje të ekonomisë sipas normës vjetore prej 1.6 përqind, tepër larg nga pritjet dhe rritja e parë në muajt e fundit të 2023-ës.
Në fillim të vitit, ekspertët kanë qenë duke parashikuar një seri të rënies së normave të interesit. Sidoqoftë, inflacioni duhet të bjerë në cakun e Rezervës Federale në 2 përqind, derisa të dhënat e fundit të Departamentit të Tregtisë tregojnë që rritja për tre muajt e parë të vitit ka qenë 3.4 përqind.
Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë dhe teoritikisht i bie se njerëzit janë të inkurajuar për të shpenzuar më pak. Ideja është që kjo të ndihmojë që inflacioni të bie duke zvogëluar kërkesën./Klankosova.tv