Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, pas përfundimit të deklaratës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha se nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por për legjislacionin në fuqi për rezervat shtetërore.
“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë t’i marrin”, u shpreh ajo./Albanianpost.com