Scholz paralajmëron Iranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka paralajmëruar Teheranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Scholz tha se sulmi nuk është në asnjë mënyrë i pranueshëm, i kuptueshëm apo i tolerueshëm, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin iranian dhe paralajmërojmë kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Irani nuk duhet të vazhdojë në këtë rrugë”.

“Në të njëjtën kohë, është absolutisht e qartë për ne që qëndrojmë në solidaritet me Izraelin, i cili ka çdo të drejtë të mbrojë veten pas sulm i tmerrshëm nga Hamasi ndaj qytetarëve izraelitë në tetor të vitit të kaluar”, tha ai./Klankosova.tv

Read Previous

Atraksionet e Shqipërisë, në fokus të mediave europiane: Destinacion me mrekulli natyrore dhe kulturore

Read Next

Hajdari thotë se s’u intervistua mbi dyshimet për keqpërdorime, por mbi legjislacionin për rezervat shtetërore