​Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se teksa po prisnin numrin e nevojshëm të deputetëve, nënkryetari Enver Dugolli e ka lëshuar sallën.

Në rend dite të kësaj mbledhje ka qenë projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.

Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. /KosovaPress/

Read Previous

​Euro 2025/ Optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

Read Next

Aktakuzë ndaj dy personave, mashtruan me subvencione dhe i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës mbi një milion euro