Sot temperaturat deri në 20°C

Mot kryesisht me diell dhe paksa më i ngrohtë parashihet ditën e enjte në vend. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, mund të priten kushte për ndonjë rigë shiu, kryesisht përreth viseve malore.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 6C, e ato maksimale shkojnë deri në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e veriperëndimi 3-7m/s.

Mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell parashihet nga dita e premtë, edhe pse orëve të pasdites së premte do të ketë zhvillime të vransirave lokale, por nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat gradualisht në rritje, deri në 25C e 26C ditën e diel, ndërsa të hënën edhe deri në 27C, lokalisht.

Në ditët vijuese nuk priten depërtime të pluhurit saharian, ndaj edhe indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Rritje të ndotësve ajror mund të ketë orëve të mbrëmjes, gjë që shtynë indeksin të kaloj në vlera të dobëta të ndotjes, por vetëm shkurtimisht.

Read Previous

Bullizmi ishte motivi i sulmit në shkollën në Finlandë, thotë policia

Read Next

Sot rundi i ri i bisedimeve mes kryenegociatorëve në Bruksel