Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka komentuar sot largimin e disa zyrtarëve publikë nga ky institucion.
Ajo në një konferencë për media, ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lëndëve të tyre, teksa ka mohuar që në ministrinë që ajo drejton të ketë zyrtar që vijnë nga partia në pushtet.
E pyetur nga mediat lidhur me dokumentacionin sa i përket rezervave shtetërore, ajo tha se si ministri janë të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, duke shtuar se nuk do e shkel në asnjë moment ligjin për rezervën shtetërore.
Këto komente Hajdari i bëri në lansimin e tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese./RTV21