Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Disa të shtëna me armë zjarri kanë trazuar mbrëmë banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për E.H, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit.
Vdekjen e të riut e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Ndërkohë lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët pohuan se po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Momentalisht nuk raportohet për persona të arrestuar, e as nuk është arritur që ata të identifikohen.
“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Sinjali/