Sot mot me vranësira dhe intervale me diell, prezencë e lartë e pluhurit Saharian

Sot të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa pritet të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve. Në orët e mëngjesit reshjet do të humbasin intensitet, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit Saharian, reshjet do të përzihen me baltë. Po ashtu, gjatë kohës kur nuk ka të reshura, mund të vërejmë një dukshmëri të kufizuar si dhe një zbehje të lehtë të qiellit, duke marrë një pamje të turbullt, sidomos gjatë intervaleve me kthjellime.

Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Read Previous

Prishtinë/ Një i vrarë dhe dy të plagosur, të dyshuarit në arrati

Read Next

Deputeti gjerman: Kosova i ka plotësuar kushtet për KiE