Dhunim në Malishevë, viktima dhe i dyshuari dyshohen për probleme psikike

Një dhunim ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Malishevës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima dhe i dyshuari dyshohen të jenë me probleme psikike.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet  se janë me probleme psikike”, njofton Policia.

 Me vendim të prokurorit viktima është dërguar  për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./rtklive/

Read Previous

Rritet numri i fëmijëve lëmoshë-kërkues, arsye varfëria dhe mungesa e prespektivës

Read Next

Vandalizimi i tabelave në Veri, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur