​Tre kosovarë në listën e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë dy ndeshje testuese kundër Danimarkës dhe Irlandës në fund të marsit. Trajneri Murat Yakin sot ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, aty ku janë përfshirë tre futbollistë nga Kosova.

Në këtë listë janë përfshirë Uran Bislimi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke vazhduar kështu dëshmia që yjet si Xhaka e Shaqiri mbeten pjesë shumë e rëndësishme e kësaj kombëtareje, transmeton KosovaPress.

Në verë Zvicra shkon në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani, dhe mbledhja e parë e kombëtares tashmë është planifikuar për në mars./kosovapress/

Read Previous

SpaceX nisë raketën më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë

Read Next

Gërvalla takon përfaqësuesit e shteteve të rajonit në NATO, prioritet siguria dhe integrimi