Largimi i kryetarëve në veri, Osmani: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me emisarin amerikan Gabriel Escobar ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është duke u realizuar komform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.

Osmani shtoi se pret që procesi i largimit të kryetarëve të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara.

“Siç e dini në kuadër të punës sonë të përbashkët edhe procesi i largimit të kryetarëve të katër komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mund ta realizojnë të drjetën e tyre të garantuar në ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Dakordësia midis mazhoracës dhe opozitës, reagon Rama

Read Next

Osmani: Zbatimi i rregullores së BQK-së është i mundshëm vetëm me mbështetjen e aleatëve