Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se në këto dy vitet e fundit të gjitha institucionet e Kosovës nuk ka lënë gur pa lëvizur e takime pa zhvilluar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Sipas tij, raporti i KiE-së për Kosovën ka theksuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike, gjersa ka listuar kushtet që janë zbatuar dhe ato që duhet të zbatohen.
Ai tha më tej se pas një procesi masiv të takimeve dhe komunikimeve u është bërë e qartë se pika rreth zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit nuk do të hiqet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare që ne duhet të zgjedhim ndërmet dy opsioneve…. të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje ose heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”, tha ai.
Kryeministri bëri të ditur se më 5 mars e provuan ta shtynë tutje miratimin e opinionit për anëtarësim po pa sukses dhe u bindën se duhet të zgjedhin njërin opsion.
“Si kryeministër e Kosovës nuk ka pëlqen ai vendim i çuditshëm, e i padrejtë e ndërkohë ka edhe procese gjyqësore tjera pezull për këtë çështje teksa ne si qeveri nuk kemi më mjete legale e juridike për të anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai. /Telegrafi/