Figura kinematografike e Hadi Shehut la gjurmë të mëdha në kulturën teatrore shqiptare si një themelues i Teatrit profesionist të Gjakovës, që sot edhe mban emrin e tij. Kontributi i tij në këtë fushë ishte i pakontestueshëm. Humbja e kësaj figure të teatrit shqiptar është e pazëvendësueshme.
Ai drejtoi Teatrin e Gjakovës për 22 vite të ndara në dy periudha. Si fillim nga vitet 1981 – 1996 dhe më pas në periudhën 1999 – 2006.
Kishte një karrierë të pasur artistike me mbi 170 role të shfaqur në teatër, film dhe mediumin televiziv.
Puna e tij e artistike është shpërblyer me çmime të ndryshme si “Shpërblimi i Dhjetorit”, “Medalja e Punës”, “Çmimi për të Arriturat Artistike” (Beograd) për rolin e Betim Kosovës në filmin “Kur pranvera vonohet”, “Shenja e Artë” (Trebinje), si dhe me mirënjohje të shumta në festivale të ndryshme.
Veprat e tij lanë gjurmë të pashlyeshme në veprimtarinë artistike që do të përcillen gjatë në brezat e ardhshëm dhe do të jenë shembull për t’u ndjekur nga artistët e rinj.