Xhiro e 24-të e Superligës së basketbollit starton sot me krye-derbin në ”Minatori”

Sonte starton xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Derbi i xhiros luhet pikërisht sot në palestrën e zjarrtë ”Minatori”, ndërmjet Trepçës e Pejës që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje sonte.

Ndërsa sonte zhvillohet edhe një ndeshje tepër interesante në elitën e basketbollit kosovar.

P.C Prizreni e pret në ”Sezai Surroi” Vëllaznimin në një sfidë shumë të vlefshme për të dyja ekipet.

Prizrenasit duan të jenë pjesë e ”play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje, synojnë fitore për pozitë sa më të mirë në ”play-off”.

/asisti/

Read Previous

Gjakovë: Arrestohen 10 persona, u rrahën e gjuajtën me armë mes vete pas mosmarrëveshjeve në rrjete sociale

Read Next

Ukraina: Siguria në centralin bërthamor të Zaporizhzhia po përkeqësohet