Messi e Suarez e shpëtojnë Inter Miamin nga humbja

Inter Miami ka barazuar 2:2 ndaj Nashville në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Concacaf Champions Cup.

Shaffelburg shënoi dy herë në dy pjesët për epërsinë prej 2:0 për Nashville, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Inter Miami arriti të mbyllte ndeshjen me barazim falë dyshes Messi e Suarez.

Fillimisht, Messi realizoi në minutën e 52-të një gol të bukur.

Më pas, Suarez barazoi gjithçka në minutën e pesë shtesë me një gol, pas asistit nga Busquets./gazetaexpress/

Read Previous

Konjufca: Sferës publike i duhet gruaja, sepse pa gruan ajo nuk mund të jetë e mirëfilltë

Read Next

Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë