Është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar i lindur në vitin 1994 për grabitje në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Një i dyshuar tjetër i identifkuar nga Sektori i Hetimeve Rajonale të Gjakovës është në kërkim.
Të dyshuarit janë raportuar se kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshme nga dy viktima (mashkull dhe femër kosovarë), të cilët kishin pësuar lëndime trupore, njofton Zyrja për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Më tej DRP në Gjakovë njofton se është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e llojit AK-47 e dyshuar që është përdorur në rastin e grabitjes.
“Me datën 23.02.2024 në fshatin Ratkoc-Rahovec është raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.
Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar. Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes. Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes.
Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984″