Policia dhe Dogana aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore

Foto ilustruese e barnave

Policia dhe Dogana janë duke e zhvilluar një aksion në veri në disa lokacione.

Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“Do të bëhen të ditur me kohë detaje tjera rreth aksionit”, tha Elshani.

Organet e rendit në këtë aksion kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave, të cilat edhe do të konfiskohen, njofton Klankosova.tv

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë person të arrestuar./klankosova/

Read Previous

“Për shpëtimin e arsimit”, 14 organizata nisin mbledhjen e nënshkrimeve për peticion

Read Next

Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Nderojmë kontributin e mësuesve të Kosovës