Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Romës, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024, njoftoi ZKM.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kurti ka ndarë disa pamje nga atje duke iu uruar kandidatët përpara zgjedhjeve.
Ai ka uruar veçanërisht kandidatin Nicolas Schmit teksa ka shtuar se qëndrojnë për një Evropë sociale, demokratike dhe të qëndrueshme.
“Sot në Romë për kongresin zgjedhor @PES_PSE. Urimet e mia më të mira për të gjithë kandidatët për këto zgjedhje shumë të rëndësishme evropiane, veçanërisht për të udhëhequr kandidatin @NSchmitPES. Së bashku, ne qëndrojmë për një Evropë sociale, demokratike dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti. /GazetaSinjali/
In Rome today for the @PES_PSE election congress. My best wishes to all the candidates for these very important European elections, especially to lead candidate @NSchmitPES. Together, we stand for a social, democratic, and sustainable Europe. pic.twitter.com/8iI76x2UsX— Albin Kurti (@albinkurti) March 2, 2024