Albion Rrahmani ka thënë se ka synim titullin e kampionit me Rapid Bukureshtin deh të shpallet golashënuesi më i mirë në Rumani.
Rrahmani u ka premtuar tifozëve që do të japin gjithçka për të fituar në fund titullin.
“Për mua është prioritet të ndihmoj ekipin dhe jam shumë i lumtur që mund ta bëj këtë. Sot shënuam dy herë, por si skuadër shënuam katër dhe morëm tre pikë të rëndësishme. Ne vazhdojmë të mbyllim diferencën e pikëve me vendin e parë dhe, natyrisht, dua të fitoj titullin dhe të jem golashënuesi më i mirë në kampionat”, u shpreh Rrahmani.
“Ndihem mirë në të dy sistemet – edhe me një sulmues, pasi numri dhjetë do të ndihmojë sulmuesin, edhe sistemi me dy sulmues, dhe kjo ndihmon fazën e sulmit. Për mua është e njëjta gjë, e rëndësishme është që ta bëj mirë punën time, siç më kërkon trajneri”.
“Ndonjëherë kemi ditë më pak të mira, por dua t’u premtoj të gjithë tifozëve se do të japim 100 për qind në çdo ndeshje për t’i sjellë titullin Giulestit”.
Përndryshe, Rrahmani ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 18 paraqitje në të gjitha garat.
/klankosova/