Zyrtare: David Domgjoni nënshkruan me klubin kazak Tobol

David Domgjoni është larguar nga Turqia duke u transferuar në Kazakistan, aty ku do ta vazhdojë karrierën.

Mbrojtrësi 26-vjeçari ka nënshkruar deri më 31 dhjetor të vitit 2024 me klubin Tobol.I

Domgjoni ka luajtur me Tiranën, Laçin, Lirinë, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Turqi te klubet Menemenspor dhe Manisa), ndërsa ka bërë karrierë edhe te  Luzern (Zvicër) dhe Nieciecza (Poloni).

Domgjoni ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ndërkohë që në qershorin e vitit 2021 debutoi me Kosovën.

Ai fanellën e Dardanëve e ka veshur tri herë deri tani. 

/Telegrafi/

Read Previous

Tre terroristëve të Banjskës iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Read Next

Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës