Nga nesër 250 punëtorë të UP-së në grevë, shkak pagat e ulëta

Të mërkurën punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë

Më 21 shkurt, e mërkurë, gjithsej 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë.

Kështu ka njoftuar kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët.

“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim.

/telegrafi/

Read Previous

Sistemi i shumëpritur i Rimbursimit të Depozitave po vjen edhe në Kosovë – së shpejti do të paguheni për shishet e plastikes, qelqit dhe kanaçet

Read Next

Gjendet varkë e vjetër në brigjet e Lumit Vjosë, pritet vlerësimi i arkeologëve