Si u shpenzua buxheti i FFK-së gjatë vitit 2023?

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpenzuar mbi 18 milionë euro gjatë vitit 2023. Kështu është thënë në Kuvendin e Punës së kësaj federata që po mbahet sot.

Drejtori i Financave në FFK, Agim Gashi ka bërë të ditur se ky institucuion sportiv gjatë vitit 2023 ka gjeneruar mbi 19 milionë euro gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka shpenzuar mbi 18 milionë euro.

“Të hyrat për vitin 2023 ishin 19 milionë e 65 mijë e 359 euro, ndërsa shpenzimet ishin 18 milionë e 333 mijë e 540 euro. Të hyrat në vitin 2023 në raport me vitin 2022 ishin 7.77 përqind më të lart”, tha Gashi.

Ndër shpenzimet më të mëdha FFK i ka bërë për paga dhe për akomodim, por edhe për mirëmbajtje të fushave sportive.

“Te shpenzimet, si zakonisht ndodhin ato që janë obligative për të funksionuar Federata e Futbollit…Shpenzimet e akomodimit janë pak më të mëdha, një milionë e 15 mijë e 970 euro, të keni parasysh që Federata e Futbollit i ka 18 ekipe nacionale. Për organizim të ndeshjeve 398 mijë, të drejtat televizive për Superligën që shkojnë dhe Ligën e Parë 735 mijë. Shpenzimet programore në total për viti 2023 janë 6 milionë 131 mijë e 643 euro, mirëmbajtja e stadiumit “Fadil Vokrri” 104 mijë euro, mirëmbajtja e fushave tjera të cilat i kemi 388 mijë e 170 euro…Një shpenzim i veçantë që e kemi për vitin 2023 është shpenzimi i pagave, 4 milionë e 53 mijë e 325 euro”, përfundoi Gashi. /KosovaPress/

Read Previous

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale, KMShK del me disa rekomandime

Read Next

Asambleja e kryetarëve të gjykatave diskuton për unifikimin e praktikës gjyqësore