Jose Mourinho: Shkarkimi im nga Roma ishte i papritur dhe i padrejtë

Trajneri portugez, Jose Mourinho thotë se “shkarkimi i tij nga Roma ishte sa i papritur aq edhe i padrejtë”

I shkarkuar nga Roma një muaj më parë, José Mourinho foli për herë të parë për largimin e tij nga stema e Giallorossi (të cilën e drejtoi për dy sezone e gjysmë), me aludime për pronarin e klubit, Dan Friedkin.

“Grupet evropiane janë gati të fillojnë, veçanërisht Liga e Kampionëve, ndoshta kompeticioni më i rëndësishëm në kalendarin botëror. Nuk do të jem në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë, por sepse jam eliminuar nga dikush që di pak futbollin”, ka nisur duke thënë trajneri 61-vjeçar, cituar nga Football.com.

“Është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë jam në nivelet më të larta, pavarësisht shkarkimit, i cili ishte sa i papritur aq edhe i padrejtë. Por do të rikthehem, me më shumë entuziazëm dhe besim, në këto ndeshje të UEFA-s”, shtoi trajneri.

/gazetablicsport/

Read Previous

Revista spanjolle “Que’! Madrid”: Udhëtim i mrekullueshëm nëpër Shqipëri

Read Next

Hovenier flet sërish për çështjen e dinarit: Mesazhi i O’Brien dhe SHBA-ve ka qenë shumë i qartë