Kamberi: Alarmuese rënia e numrit të nxënësve shqiptarë në Luginë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, shprehet se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58%.

“Më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria, me diskriminim aktiv”, shkroi Kamberi në platformën X.

/KultPlus.com

Read Previous

OSBE: Projektligji për KPM-në të mos ketë kufizime dhe ndikim të padrejtë në media

Read Next

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Zinedine Zidane nuk kursehet nga lëvdatat për Bellingham