SHBA goditet nga stuhi dëbore, anulohen qindra fluturime

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga një stuhi e madhe dëbore gjatë ditës së sotme, si pasojë e së cilës janë anuluar një numër i madh fluturimesh dhe linjash treni, ndërsa shkollat ​​po zhvillojnë mësimin online.

Më shumë se 12 centimetra borë u regjistruan në Hartford County, Connecticut, ndërsa më shumë se 25 centimetra dëborë ranë në Pensilvani.

Më shumë se 40% të fluturimeve u anuluan në aeroporti La Guardia në Queens, ndërsa më shumë se 20% të fluturimeve u anuluan në aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty në Nju Xhersi.

/abcnews.al

Read Previous

Kapen tetë tonë kokainë në Spanjë, tre të arrestuar

Read Next

OSBE: Projektligji për KPM-në të mos ketë kufizime dhe ndikim të padrejtë në media