Ajeti: Heqja e vizave, hap drejt rrugëtimit të pakthyeshëm në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se liberalizimi i vizave është vetëm një hap drejt rrugëtimit tonë të pakthyeshëm drejt Bashkimit Evropian.

Ai këto komente i bëri në një atmosferë festive ku është shënuar liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës .

“Në mesin e shumë miqve e pranishme ishte edhe Ministrja për Evropë dhe Klimë, Anna Lührmann, deputetë të ndryshëm të Bundestagut, përfaqësues të institucioneve gjermane, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile e miq gjermanë. Falënderues dhe mirënjohës përkrahjes së vazhdueshme gjermane ndaj Republikës sonë”, tha ai. /RTK/

May be an image of 4 people and crowd

Read Previous

Pjesë e grupit që do trafikonte 500 kg kanabis në Turqi, arrestohet 48 vjeçari shqiptar

Read Next

Komentet e Xavit kundër Real Madridit, reagon Ancelotti