Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci, përkatësisht afër Splitit.
TV SYRI ka mësuar se autobusi i përket kompanisë DEVA TOURS.
Përmes një përgjigjje, dhe sqarimi të dërguar nga Arjanit Avdija, pronar i Deva Tours, për TV SYRI-n bëhet e ditur se pasagjerët dhe stafi i pranishëm në autobusin e aksidentuar janë të gjithë pa lëndime:
Sqarimi i plotë nga Kompania Deva Tours :
“Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosovë – Gjermani në shtetin e Kroacisë, është përfshirë në një aksident në Split.
Pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime.
Pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.
Sqarimi i rrethanave të aksidentit i perket autoriteteve përkatëse .” – thuhet tutje në sqarimin e kompanisë Deva Tours
/tvsyri/