Biden: Krijimi i shtetit palestinez nuk është i pamundur

Presidenti Joe Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme që do të çonin në krijimin e një shteti të pavarur për palestinezët, duke vënë në dukje se jo të gjitha vendet kanë ushtritë e tyre.

Pasi u pyet nga gazetarët Biden mohoi që të jetë e pamundur zgjidhja me dy shtete me Netanyahu ende në detyrë.

Presidenti tha kryeministri izraelit nuk ishte kundër të gjitha zgjidhjeve me dy shtete, duke shtuar se disa anëtarë të Kombeve të Bashkuara nuk kanë forca ushtarake.

Biden dhe Netanyahu diskutuan përpjekjet për të siguruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi, dhe zhvendosjen e Izraelit në operacione më të “shënjestruara” në Gaza për të lejuar më shumë ndihmë humanitare, tha Shtëpia e Bardhë. /abcnews.al

Read Previous

Shqiptarët fitojnë në Rumani, shkëlqejnë Hasani, Krasniqi dhe Rrahmani

Read Next

Alec Baldwin përballet me akuza të reja për vrasje nga pakujdesia, për të shtënat në ‘Rust’