Tre persona janë arrestuar për shkak se dyshohen se janë përfshirë në një përleshje fizike në Gjakovë.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Tre persona, meshkuj të moshës madhore janë arrestuar pasi rreth orës 01:00 ishin përfshirë në një përleshje fizike, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në një lokal (bar). Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe ju është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”. /tvsyrivision/