Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka cituar një shprehje të Martin Luther King Jr, për të treguar kështu se si sipas tij arrihet paqja e vërtetë.
“Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier në X.
Dita e Martin Luther King Jr është një festë federale në Shtetet e Bashkuara që shënon ditëlindjen e Martin Luther King Jr. Ajo festohet të hënën e tretë të janarit të çdo viti. I lindur në vitin 1929, ditëlindja aktuale e tij është 15 janari.
/klankosova/