Shpërthen vullkani në Islandë, rrezikon qytetin e peshkimit

Një vullkan shpërtheu në jugperëndim të Islandës të dielën, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm për  qytetin e peshkimit Grindavik.

“Asnjë jetë nuk është në rrezik, megjithëse infrastruktura mund të jetë në rrezik,” tha presidenti i Islandës Gudni Johannesson në faqen e mediave sociale X, duke shtuar se nuk kishte ndërprerje të fluturimeve.

Shpërthimi filloi herët të dielën në veri të qytetit të Grindavikut, i cili u evakuua për herë të dytë në një muaj për shkak të frikës se një shpërthim ishte i afërt në mes të një  aktiviteti sizmik, thanë autoritetet.

Islanda shtrihet midis pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, dy nga më të mëdhatë në planet, dhe ka 33 sisteme vullkanike aktive ndërsa pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.

/klankosova/

Read Previous

Hovenier: Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Martin Luther King

Read Next

100 ditë luftë në Gaza, rreth 24 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i konfliktit