Rreziku që iu kanoset për shkak të situatës së sigurisë në Veri të Kosovës, nuk është i vetmi. Zyrtarë policorë ekspozohen edhe para një rreziku tjetër.
Ndonëse është thuajse mesi i janarit, makinat e tyre nuk janë të pajisura me goma të dimrit.
Për funzimin dhe montimin të këtyre pajisjeve të domosdoshme për veturat e Policisë dhe institucioneve të tejra, ishte nënshkruar një kontratë ndërmjet Agjencise Qendrore të Prokurimit dhe një kompanie private me vlerë mbi 300 mijë euro më 10 tetor të 2023-tës.
Pavarësisht kësaj, shumë makinerive policore nuk u janë ndërruar gomat.
Në ndërkohë, pikërisht për gomat ishte nënshkruar edhe një kontratë tjetër.
Kësaj here e lidhur nga Policia e Kosovës me një kompani tjetër me një tender në vlerë mbi 5 mijë euro.
Kompania në fjalë tha që ata kanë bërë montimin e gjithsej 15 veturave të Policisë së Kosovës dhe është bërë brenda afatit të dhënë nga Policia,/ Tv Dukagjini/